Forcave ruse po i shteren resurset ushtarake dhe së fundi ka mungesa të mëdha të tankeve për vazhdimin e pushtimit të Ukrainës.


Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoigu bëri thirrje të shtunën që të prodhohen më shumë tanke “për të përmbushur nevojat e forcave ruse” në Ukrainë pasi Kievi filloi një kundërofensivë me armë perëndimore.

Shoigu, i cili vizitoi një fabrikë ushtarake në Siberinë perëndimore, theksoi nevojën “për të ruajtur rritjen e prodhimit të tankeve” dhe karakteristika më të mira sigurie në automjetet e blinduara, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Shoigu tha se kjo ishte e nevojshme “për të kënaqur nevojat e forcave ruse që kryejnë operacionin ushtarak special” të nisur nga Moska në Ukrainë, shtoi ai.

Rusia pretendon se kundërofensiva ukrainase ka dështuar, duke mos dhënë asnjë fakt, raporton themoscowtimes.

Kievi thotë se ka rimarrë disa lokalitete dhe rreth 100 kilometra katrorë territor, kryesisht në frontin jugor.

Ndryshe, Rusia ka nisur në muajin shkurt të vitit të kaluar pushtimin e ukrainasve duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.