LSDM: Koha për rrugën evropiane, të vazhdojë dialogu me VMRO-DPMNE-në

“Ndryshimet kushtetuese të miratohen bashkërisht”


VMRO-DPMNE nuk mbështeti anëtaërsimin në NATO, Marrëveshjen e Prespës, vazhdimin e negociatave me BE-në, Marrëveshjen me FRONTEX-in, e as nuk loboi për Rezolutën në Bundestagun gjerman për njohjen e identitetit maqedonas – thonë socialdemokratët, siç njofton KlanM, duke shtuar se tani është koha për vendimin rreth vazhdimit të rrugës evropiane. LSDM bën thirrrje për bashkëveprim.

“Shtruam dorën për dialog, ndodhi takimi i liderëve ku u përafruan qëndrimet. DPMNE pranoi ndryshimet kushtetuese dhe pjesëmarrjen në qeverinë e përbashkët, njohu legjitimitetin e Qeverisë dhe Kuvendit dhe tani duhet të vazhdojë dialogu për detajet rreth ndryshimeve kushtetutese”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.

LSDM, siç njofton KlanM, thotë se ka kohë për dialogun dhe bashkërisht duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese, duke I bërë thirrje opozitës që të merr pjesë në miratimin e këtij vendimi si një nga hapat drejt anëtarësimit fuqiplotë në Bashkimin Evropian.