Sot në orën 11:00 në Klubin e Deputetëve, me ftesë të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të mbahet takimi mes Kryeministrit Kovaçevski dhe kryetariit të partisë politike VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.


Në takim do të diskutohet para së gjithash për vendimet që duhet të merren në Kuvend për vazhdimin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për qasjen e shtetit, institucioneve dhe të gjithë akterëve politikë në drejtimin e ndërtimit dhe mbajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët tanë.

Në fillim të takimit përfaqësuesit e mediave do të kenë mundësinë të realizojnë foto dhe video inserte. Pas takimit janë planifikuar deklarata për media.

Përfaqësuesit e mediave duhet të arrijnë në Klubin e Deputetëve më së voni deri në orën 10:45.

.