Një video e publikuar sot nga inteligjenca e Hungarisë tregonte krye-trafikantin brazilian të drogave Sergio Roberto de Carvalho të prangosur e të shoqëruar nga forca të shumta sigurie, që vendosej në një avion për t’u ekstraduar drejt Belgjikës dy ditë më parë.


I njohur ndryshe si “Pablo Escobar-i brazilian”, agjencia Interpol beson se ai është në krye të një organizate të gjerë të trafikut të kokainës drejt Evropës.

I dyshuari 64 vjeçar kërkohej nga autoritetet në Brazil që prej 2020, dhe kishte nivelin më të lartë të rrezikshmërisë në Interpol prej aktiviteteve të trafikut të drogave, pastrimit të parave, mashtrimit me dokumente, si dhe vrasje.

Sekretari i përgjithshëm i Interpol, Jürgen Stock tha: “Ky është një tjetër shembull i bashkëpunimit ndërkombëtar policor. Në këtë rast Interpol dhe zyrat e saj në Brasilia e Budapest vlerësohen për bashkëpunimin që sollën arrestimin e një të dyshuari të rrezikshëm”.

Arrestimi vjen megjithë një tentativë të të dyshuarit për inskenim të vdekjes nga Cov id gjatë periudhës së sëmundjes.

Ndalimi i De Carvalho erdhi pas një gjurmimi në tre kontinente, megjithë dokumentet e rreme dhe identitetet e shumta që përdoreshin nga i kërkuari.