Zëdhënësi i Kremlini Dmitry Peskov shprehet se presidenti Vladimir Putin mbështet dialogun me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe liderin francez Emmanuel Macron, por asnjë propozim për bisedime nuk është marrë ende, shkruan CNN.


“Scholz dhe Macron të dy deklaruan rëndësinë e vazhdimit të dialogut me Rusinë dhe ne e mbështesim këtë këndvështrim, por deri më tani nuk është marrë asnjë propozim specifik. Presidenti tha dje se ai mbetet i hapur për komunikim,” tha Peskov gjatë një telefonate me gazetarët.

Javën e kaluar, Scholz tha se po planifikon të flasë me presidentin Rus, Vladimir Putinin për të biesduar mbi dialogun me Ukrainën dhe fundin e luftës.