Kreu i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin ka deklaruar se forcat e tij kanë marrë nën kontroll qytetin Rostov-on-Don. Mediat e huaja shkruajnë se automjete ushtarake të blinduara janë parë në rrugë e qytetit i cili është është mbi 1,100 km në jug të Moskës.


Banorëve të rajonit më të gjerë të Rostovit në kufi me Ukrainën u është thënë të qëndrojnë brenda, sepse forcat e sigurisë po veprojnë në zonë.

Shefi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin është zotuar të largojë udhëheqjen e ushtrisë ruse dhe thotë se forcat e tij kanë kaluar në Rusi nga Ukraina.

Ndërkohë në lidhje me këtë situatë të krijuar së fundmi presidenti Vladimir Putin ka paralajmëruar një konferencë për mediat.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka thënë për mediat se presidenti Putin do të dalë së shpejti në një konferencë për mediat.