Rafi Halili është një prej figurave më autentike dhe më emblematike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Veprimtari, qëndresëtari, luftëtari dhe HEROI Rafi Halili deri në frymën e fundit ishte me mendje, me zemër dhe me fytyrë nga shteti Amë. Përpjekjet, veprimtaria, qëndresa dhe lufta e tij jetësore ishin kushtrim lirie për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe për bashkimin e tyre me shtetin tonë AMË… Biri i madh i LËVIZJES dhe i kombit shqiptar nuk njohu dhe nuk pranoi kurrë flamur tjetër pos Flamurit tonë kuqezi. Të tillë do ta kujtojnë, do ta nderojnë dhe do ta adhurojnë brezat që do të vijnë deri sa të ketë Shqipëri dhe shqiptarë mbi dhe. Në jetë të jetëve nderim e lavdi Heroit Rafi Halili! Natën e 6 dhe 7 qershor të vitit 1982, Rafi Halili, kolosi i pathyeshëm i luftës për çlirim e bashkim kombëtar, atdhetari, patrioti e veprimtari i madh dhe revolucionari i përkushtuar i çështjes kombëtare, me krismat e lirisë zgjoi dhe nxiti shqiptarët në jugosllavinë titiste se liria fitohet vetëm me gjak. “KU ËSHTË PUSHKA, VËRTET ËSHTË VARRI, POR ËSHTË EDHE NDERI, KRENARIA, LIRIA… ARMIKU NUK NDALET ME FJALË, POR ME PUSHKË,POR PËRDERISA E VRETË ARMIKUN ËSHTË SHUMË E MIRË” RAFI HALILI


“Qëndresa shqiptare në Jugosllavinë titiste 1944-1990”, Shtypshnjronja “Lumagrafik” Tetovë 2018, fq. 383 dhe 384/ Rafi Halili, i lindur më 1950, në Tetovë, është desident dhe i burgosur politik me stazh më të gjatë qëndrimi nëpër burgjet maqedone. Rafiu, si edhe shumë shqiptarë tjerë nga Maqedonia. DËNIMI I PARË QË NË MOSHËN 17 VJEÇARE Në vitin 1967, si nxënës i vitit të dytë në shkollën e mesme, bashkë me Gafurr Lokun (dëshmor i luftës së Kosovës së vitit 1999) në vendin e quajtur “Udha e Fabrikës” në Tetovë, vendos flamurin shqiptar. E arrestojnë dhe e torturojnë rëndë, duke e dënuar me 20 ditë burg, që do t’i mbante me kusht nëse brenda një viti e përsërit veprën. Ky është edhe fillimi i një jete revolucionare e Rafi Halilit, pjesën më të madhe të së cilës do ta kalojë nëpër burgjet sllavo-maqedonase. Më 22 dhjetor të vitit 1968, organizohet demonstrata e parë e në Tetovë. Edhe Rafiu, së bashku me disa shokë iu bashkuan turmës së demonstruesve.

 

“Në fillim brohoritnim “Tito-Fadil”, ndërsa kur e pamë se këto parulla nuk bënin gjithaq përshtypje policëve maqedonë, filluam të brohoritnim, “Rroftë Shqipëria”, “Rroftë Evner Hoxha”, … gjë që i tmerroi policët dhe pushtetarët e atëhershëm”, kujton Rafiu. Rafiu ishte ndër më të zëshmit në këtë drejtim. Kështu, disa herë radhazi turma e demonstruesve e kapin në duar dhe e ngrenë lartë, ndërsa një polic shqiptar e urdhëron të dalë nga turma dhe ia kujton se emri i tij tashmë është i njohur për policinë.

Për ta ndjekur Rafiun, kishin vënë detyrë njëfarë fotografi shovinist me emrin Sreçko Janevski, i njohur për të këqijat që iu ka bërë shqiptarëve. Në një moment, kur komandanti i policisë së Tetovës përpiqet që demonstruesve t’ua marrë flamurin, Rafiu e godet atë me shufër hekuri në kokë dhe e alivanos. Demonstratat sa vijnë e shtohen, ndërsa policët gjithnjë e më brutal. “Me tre shokë nga Kosova Gafurr Loku, njëfarë Idrizi dhe një tjetër që s’mund t’ia kujtoj emrin, filluan ta sulmojnë me gurë e shufra hekuri policinë. Ishim të provokuar nga fotografia e shovinistit Janevski, i cili në sytë tanë e dogji flamurin shqiptar. U betuam që këtë fotograf do ta likuidojmë”, rrëfen Rafiu dhe shton se pas përfundimit të demonstratave u arrestua menjëherë dhe u dënua me 30 ditë burg, nën akuzën se ka brohoritur “Rroftë Enver Hoxha”, “Poshtë tradhtarët”, …, për nxitje të urrejtjes nacionale, thyerje të objekteve publike e privatë, etj. Ky ishte dënimi i dytë me burg, të cilin e mban në Tetovë.

Atëbotë Rafiu, ishte nxënës i kalasës së tretë në shkollën e mesme. Dinimi i dyti brenda një viti, bën që Rafiu të përjashtohet nga shkolla. Pas bredhjes nëpër disa qytete të Kosovës me synimin që ta vazhdojë shkollën e mesme, më në fund, me ndihmën e disa profesorëve dhe miqve që e njihnin Rafiun dhe veprimtarinë e tij, regjistrohet në gjimnazin e Kamenicës, ku përfundon vitin e tretë.