Praktika e kontestuar e lindjeve nga “nëna” të paguara, është ndaluar në Itali prej vitit 2004, por koalicioni i kryeminstres Giorgia Meloni po përgatit ligjin që kriminalizon dhe çiftet italiane që e bëjnë këtë jashtë Italise, në vendet ku është ende e ligjshme.


Duke prezantuar masat ministrja e familjes Eugenia Roccella tha se mund të bëhej amnesti për ata që kanë lindur fëmijët e tyre me “nëna surrogate” jashtë vendit.

“Duhet të mendojmë për njëfarë amnistie pasi të kemi ligjin e ri të ndjekjes penale të lindjeve surrogate, të cilat për fat të mirë janë të ndaluara në Itali,” tha Roccella për rrjetin vendas Nove TV.

Ligji për praktikën po diskutohet në dhomën e ulët të parlamentit dhe do të shtojë dënimet për çiftet që kryejnë lindje me nëna surrogate dy deri në katër vjet dhe gjoba deri në 1 milionë euro.

Pjesë nga intervista e Roccella u publikuan nga agjencia vendase ANSA dhe mediat italiane dhe sollën reagime kritike nga homoseksualët.

Praktika e kontestuar është dëgjuar të përdoret shpesh nga emra të njohur të ekranit në SHBA.

Meloni thotë se është një mbrojtëse e vlerave familjare dhe se qeveria e saj ka urdhëruar regjistrimin e fëmijëve të çifteve homoseksuale për shmangien e praktikave të ndaluara.

Sot një gjykatë në Milano aprovoi heqjen e emrit të babait jo-biologjik nga çertifikata e djalit të lindur me nënë surrogate të një çifti homoseksualësh.