Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ftuar në emisionin “Studio 10” në Tv 24 tha se sfidës së hapur që kërkoi Hristijan Mickoski, BDI iu përgjigj mënjëherë dhe më korrektësi.


Sipas Grubit, në deklaratën e Mickoskit u vërejtën tre komponetë kryesore që më herët nuk i kishte përmendur.

“Mendimi i ndryshuar që shprehu Mickoski është për tu vlerësuar sepse shprehi një qëndrim ndryshe. Në ju përgjigjëm menjëherë asaj deklarate të Mickoskit, e sfiduam. Ne dëgjuam se ai pranon ndryshimet kushtetuese, pranon bullgarët në kushtetutë dhe nuk kërkoi zgjedhje të parakohshme, pra ai ndryshoi qëndrim dhe sot jemi në një terren tjetër. Puna mbetet tek komisioni i ndryshimit të amdamenteve dhe VMRO-DPMNE pasi po të njejtët thanë se nuk votojnë, ndersa mjaftoi një deklaratë nga Mickoski që ato deklarata të bien në ujë”, tha Grubi.