Gjermania do të dorëzojë “menjëherë” 64 raketa të tjera tokë-ajër Patriot në Kiev, duke u bashkuar me disa aleatë të tjerë të NATO-s në forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës në luftën e saj me Rusinë.


Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, njoftoi dërgesat e raketave të premten në ditën e dytë të një takimi të NATO-s në Bruksel.

Muajin e kaluar, Gjermania njoftoi për një paketë ndihme me vlerë rreth 3 miliardë dollarë për të forcuar mbrojtjen e vendit, duke shënuar premtimin më të madh të Berlinit për ndihmë ushtarake që nga fillimi i luftës.

Pistorius tha se vendimi është “një shenjë shumë e rëndësishme për të mbështetur përpjekjet e suksesshme të forcave të armatosura ukrainase për të siguruar mbrojtjen ajrore, veçanërisht tani në këtë fazë të veçantë të luftës”.

Njoftimi vjen pasi Kievi tha se zmbrapsi një “sulm masiv ajror të kombinuar” nga Rusia.