Dhimbja pa shkak e trupit – Çfarë ndihmon për ta mbajtur nën kontroll

Fibromialgjia nuk është sëmundje por është një çrregullim jo-inflamator i cili përcillet me lodhje dhe dhimbje kronike të trupit.


Edhe pse fibromialgjia konsiderohet një gjendje kronike që nuk largohet kurrë plotësisht, është e mundur që simptomat të lehtësohen për periudha të gjata kohore, veçanërisht me trajtimin e duhur.

Në këtë artikull ju mund të lexoni çfarë duhet të dini për strategjitë që mund të praktikoni për lehtësimin e gjendjes.
Mjekimi

Në disa raste, mjeku juaj mund të rekomandojë ilaçe që trajtojnë simptomat e fibromialgjisë, veçanërisht dhimbjen. Ku mund të përfshihwn ilaçe kundër depresionit, apo kundër konvulsioneve dhe dhimbjeve.

Me kalimin e kohës, trupi juaj mund të zhvillojë një tolerancë ndaj disa ilaçeve, gjë që mund t’i bëjë ato më pak efektive. Mjeku juaj mund t’ju ndihmojë të monitoroni tolerancën tuaj dhe të bëni ndryshime nëse është e nevojshme.

E ndërsa mjekimi mund të ofrojë lehtësim, shumica e njerëzve gjejnë rezultate më të mira kur e kombinojnë atë me strategji të tjera të renditura si më poshtë.

Ilustrim/ Aktivitet fizik

Aktiviteti fizik

Zakonisht rekomandohet si pjesë e çdo plani të trajtimit të fibromialgjisë sepse ka dhënë rezultat për shkak të aftësisë për të qetësuar dhimbjen dhe larguar lodhjen.

Sipas disa studimeve ushtrimet aerobike, ato me rezistencë dhe tendosja e muskujve te njerëzit me fibromialgji, kishin një ndikim pozitiv në përmirësimin e cilësisë së jetës, qetësimin e dhimbjeve dhe në përmirësimin e gjendejs emocionale.

Identifikimi i shkaqeve

Identifikimi dhe shmangia e shkaktarëve është një mënyrë tjetër për të përmirësuar simptomat. Edhe pse ekspertët nuk e dinë se çfarë e shkakton fibromialgjinë, ka disa faktorë që duket se përkeqësojnë simptomat ekzistuese, duke përfshirë: Stresin, infeksionet, traumat fizike ose emocionale.