Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka përsëritur se është “krejtësisht e papërgjegjshme” që Rusia të transferojë armë bërthamore në Bjellorusi.


“Unë e kam komentuar këtë shumë herë — është krejtësisht e papërgjegjshme”, tha Biden derisa u nis për në Filadelfia.

Të premten, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia ka zhvendosur tashmë grupin e parë të armëve bërthamore taktike në Bjellorusi.

Duke folur në një forum ekonomik, ai tha se ato do të përdoren vetëm nëse kërcënohet territori i Rusisë.