BE kërkoi zgjedhje të reja në veri të Kosovës, reagon kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas thirrjes së BE-së, e cila I kërkoi Kosovës të shpallë zgjedhje të reja në katër komunat e veriut, që banohen me shumicë serbe. Shefi i qeverisë tha se kjo thirrje nuk mund të ishte më e qartë se kaq.


Me një shënim në “Twitter”, Rama shkruan se prania e policisë së Kosovës në mbrojtje të ndërtesave boshe është një lëvizje absurde, por gjithashtu theksoi se dhe vendosja e ushtrisë serbe në kufi është veprim joevropian.

“BE-ja nuk mund të ishte më e qartë! Vazhdimi i këtij mosplani absurd duke vendosur policinë për të mbrojtur ndërtesat boshe në të cilat zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë për të kënduar në kufirin e një vendi tjetër nuk mund të ishte më vetëshkakuese dhe më pak evropiane”- shkruan Rama.

Kryministri Rama shpërndau thirrjen e përfaqësuesit të lartë i BE, Josep Borrell ka bërë me dije se do të ketë ndësahkime ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk do hedhin hapa para për të ulur tensionet.

“BE-ja bën thirrje për deeskalim të menjëhershëm, zgjedhje të reja lokale në 4 komunat në veri të Kosovës dhe angazhim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ne jemi të gatshëm të zbatojmë masa të vendosura nëse Kosova dhe Serbia nuk i zbutin menjëherë tensionet”, shkroi Borrell.

Por pavarëasisht thirrjeve, pala e Kosovës, konkretisht kryeministri Kurti nuk ka dhënë asnjë sinjal tërheqjeje për situatën në veri. Teska foli dje në Kuvend, Kurti u shpreh se qeveria i mbështet kryetarët e rinj të Komunave duke i bërë thirrje opozitës që ta mbështesin këtë aksion.