Bayern lëshon ofertën e parë për Vlahovic, Juventus do një shifër më të lartë

Dusan Vlahovic mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit me fanellën bardhezi në ndeshjen kundër Empolit. I munguar kudnër Milanit dhe gjithashtu i rrezikuar për ndeshjen e fundit jashtë ndaj Udineses, sulmuesi serb është në qendër të merkato së Juventusit, i cili mund ta shesë atë kundrejt një oferte të konsiderueshme duke pasur parasysh performancën e tij të dobët në fushë.


Kërkesat janë nga klubet e mëdha europiane, me Bayern Munich në krye të kësaj liste. Gjermanët i kanë vënë sytë te Vlahoviç prej disa kohësh, sepse janë ende në kërkim të një sulmuesi solid, pasi nuk kanë arritur të zëvendësojnë Lewandowskin me një sulmues të denjë për atë rol.

Megjithatë, për momentin, oferta e Bayern ka arritur vetëm në 50-60 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset. Kjo shifër është e pamjaftueshme për torinezët, pasi ata synojnë të paktën një shifër 80-90 milionë euro për ta lënë të lirë të shkojë.

Gjithsesi, pritet që gjermanët të rrisin ofertën e tyre, duke pasur parasysh se Harry Kane dhe Kolo Muani vlejnë minimalisht mbi 100 milionë euro, dhe serbi shihet si një operacion loë-cost.