Anketa e re, BDI bindshëm e para, Ahmeti lideri më i besuar

Në pyetjen “për cilën parti do të votoni në zgjedhjet e ardhshme?” , më shumë se 43 për qind e votuesve në Maqedoninë e Veriut janë përgjigjur se nuk do të votojnë, se nuk e dinë se për kë do të votojnë apo se do ta anulojnë fletën.


Nga ata që janë të vendosur, VMRO-DPMNE është në prirje bindëse (22%), dhe 11.5% e të anketuarve kanë thënë se do të votojnë për LSDM-në.

9.2% do të votonin për BDI-në, 5% për të Majtën, 3.5% për Aleancën për shqiptarët, 2,6% për Lëvizjen BESA, si dhe partitë e tjera.

Kështu tregojnë rezultatet e anketës “MKD.mk” të realizuar nga agjencia “Market Vision” nga 5 deri më 16 qershor.Анкета: ВМРО-ДПМНЕ во водство, паѓа рејтингот на Ковачевски

Gjithsej 60,9% e të anketuarve nuk i besojnë asnjë lideri të ndonjë partie politike në skenën politike vendore.

Ndërsa rejtingu për liderët e tjerë qëndron si vijon: м

 

Më shumë se gjysma ose 56.8% e të anketuarve do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër.

Sondazhi u krye nga 5 deri më 16 qershor 2023 duke përdorur metodën CATI – një anketë telefonike e asistuar me kompjuter me një kampion prej 1200 të anketuarish me një nivel gabimi statistikor prej 3% dhe një interval besimi prej 95%.