Adoleshenca politike

Ejup Berisha


Në përditshmëri ka njerëz adoleshent por gjithashtu ka edhe politikan adoleshent.Adoleshenca është sinonim për papjekuri të njerëzve por edhe të politikanëve. Politikanët e pjekur nuk janë njerëz të rëndomtë por janë individ të sofistikuar këta i duhen shumë politikës por fatkeqsisht janë të pakët.
Cfar është adoleshenca njerëzore kjo është një fazë e caktuar dhe kalimtare e jetës së njeriut e cila fillon në moshën pas përfundimit të fazës së foshnjërisë dhe në kushte të zhvillimit normal e njëjta zgjat deri sa njeriu të piqet. Në kushte jo normale adoleshenca te disa individ mund të zgjasë edhe më gjatë bile në disa raste më ekstreme ajo mund të zgjasë deri në fund të jetës së njeriut. Edhe në politikë egziston fazë e adoleshencës dhe fazë e pjekurisë politike të atyre njerëzve që aktivitete kryesore dhe primare në shtet i kanë qështjet publike që njihen si politikë. Adoleshenca edhe te politikanët mund të zgjasë një periudhë shumë të gjatë kohore bile në disa raste ekstreme ajo mund të zgjasë edhe gjatë tërë periudhës së të marrit të disa individëve me politikë. Derisa adoleshenca te njeriu është pasojë e mos zhvillimit psiqik apo dhe mendor të njeriut nga ana tjetër adoleshenca politike është jo vetëmse pasoj e këtyre të dyjave por ajo është edhe pasoj e mosaftësisë së politikanëve për ta kuptuar mirë dhe drejtë pozicionin dhe misionin i cili u është besuar. Gjithashtu adoleshenca politike është edhe pasojë e ideve, koncepteve, qëllimeve dhe interesave të cilat i ka si prioritet për ti ndjekur dhe të cilat politikanët mundohen që ti realizojnë sa të jenë aktiv në politikë. Adoleshenca apo papjekuria njerëzore dhe ajo politike janë faza reale të gjendjes të cilat duhet të tejkalohen me qëllim që njerëzit të jenë të sukseshëm. Nëse ju intereson veprimtaria e njerëzve në ambientet politike apo dhe zgjidhjet kadrovike të njerëzve që I bëjnë subjektet politike në shoqëri fatkeqsisht shumica e ish politikanëve kanë qenë dhe këta të tanishmit ndodhen në fazën e adoleshencës politike. Këta aktivitetin politik e fillojnë si adoleshent dhe të njëjtët atë e përfundojnë edhe më keq apo si njerëz të transformuar negativisht. Ky realitet apo kjo gjendje vlenë për shumicën e politikanëve aktiv gjatë tre dekadave të fundit në politikë në shtetet e Ballkanit. Në këtë qështje nuk mungojnë as politikanët shqiptar. Adoleshenca politike e të njëjtëve vlenë jo vetëm për sferën e qasjeve, raporteve dhe të të bërave të tyre për të mirën, për zhvillimin, për mirqenien si dhe për përparimin e shteteve shqiptare (Shqipërisë dhe Kosovës) por edhe të kombit shqiptar në përgjithësi. Por politikanët shqiptar janë shumë të pjekur kur duhet të bëjnë punë, vepra dhe aktivitete në dëm të interesave të kombit dhe të shteteve shqiptare që u përmendën më sipër. Nuk krijohet shteti për tu lënë në vetmëshirën e tij apo me bindjen se i njëjti do të ngritet, do të zhvillohet, do të përparohet apo dhe do të forcohet vetvetiu. Po të ishte e mundur një gjë e tillë kombe do të ishin dhe shtete të tyre do të kishin edhe disa dhjetra popuj që nuk kanë gjasa të bëhen kombe si dhe ti kenë shtetet e tyre. Ne shqiptarëve në rajon fatmirësisht na u mundësua që ti kemi dy shtete dhe ne fatkeqsisht nuk u angazhuam dhe nuk po angazhohemi sa dhe si duhet apo edhe nuk po punojmë aq sa është e domosdoshme për zhvillimin, për përparimin dhe për forcimin e shteteve që i kemi. Shteti duhet të bëhet organizatë e fortë me infrastrukturë juridike e institucionale stabile e efikase si dhe me përbërje njerëzore të ngritur e të pjekur moralisht, intelektualisht dhe politikisht. Quditërisht shumica e politikanëve shqiptar mendojnë se shtetet duhet të jenë si fluska sapuni apo dhe si kulla prej kartoni.E këto të fundit edhe po të jenë më të mëdha se bota dhe më të larta se të gjitha kodrat në rruzullin tokësor ato si të tilla zhduken si të mos kishin egzistuar fare apo dhe bien për tokë sa hap e mbyll sytë,nëse udhëhiqen apo drejtohen nga politikan adoleshent-lexo të papjekur. Prandaj është mirë të eliminohet adoleshenca politike.