Kancelari gjerman Olaf Scholz është takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyn, pas njoftimit për një paketë ndihme ushtarake prej 2.3 miliardë funteve.
Zelensky u takua fillimisht me presidentin Franz-Walter Steinmeier në rezidencën e tij në Pallatin Bellevue në kryeqytet, ku një kolonë e motorizuar e zbriti atë ndërsa helikopterët patrullonin qiellin.


Edhe pse e ngadaltë në ofrimin e ndihmës ushtarake, Gjermania është bërë një nga furnizuesit më të mëdhenj të armëve për Ukrainën.

Ndryshe, Zelensky dje ishte për vizitë në Itali, ku u takua me Papa Françeskun dhe liderët italianë.