“Kriza ekonomike në Turqi pritet të përkeqësohet, nëse Rexhep Tajyyip Erdogan rizgjedhet president”, kështu janë shprehur analistët në një intervistë për britanike “The Guardian”.
Lira turke, e cila është nënvlerësuar në mënyrë të vazhdueshme vitet e fundit, duke ra në nivele rekord.


Shqetësimi i përhapur për krizën e kostos së jetesës nuk e ka zbehur mbështetjen për Erdoganin në qendrat e votimit, edhe pse politikat e tij, duke përfshirë refuzimin për të rritur normat e interesit, kanë kontribuar në përshkallëzimin e inflacionit dhe rritjen e kostove të ushqimeve.

Rreziku për paqëndrueshmëri makroekonomike mbetet i lartë.Liam Peach i Capital Economics u shpreh se shpresat për një fitore të opozitës dhe një rikthim në ortodoksinë e politikëbërjes u shkatërruan.

“Në vend të kësaj, ekziston një rrezik shumë real që një fitore e Erdoganit mund të çojë në paqëndrueshmëri makroekonomike në Turqi, duke përfshirë kërcënimin e një krize të rëndë valutore dhe presione mbi pozicionet e borxhit të bankave dhe qeverisë.”, ka thënë një tjetër analist.

Turqia është ekonomia e 19-të më e madhe në botë, sipas Bankës Botërore.

Kriza ekonomike turke e pesë viteve të fundit u shoqërua me përpjekje për të mbështetur rritjen ekonomike “me shpërthim kredie dhe stimulim të kërkesës”.

Ekonomistët e Bloomberg vlerësojnë se banka qendrore turke ka shpenzuar më shumë se 177 miliardë dollarë për të mbështetur lirën që nga dhjetori 2021.