Policët e SPB Tetovë, mbrëmjen e djeshme (17 maj) rreth orës 23:50 kanë zhvilluar intervistë zyrtare me 22-vjeçarin N.A. nga Reçica e Madhe , i cili ishte denoncuar nga një grua 21-vjeçare me të cilën më parë ishte në lidhje, se e kishte sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.TS