George Soros ka reaguar me një mesazh në Twitter në lidhje me thashethemet që kishte pësuar një atak në zemër.


“Thashethemet se kam pësuar atak në zemër janë të rreme. Unë jam gjallë dhe mirë”, shkroi Soros në llogarinë e tij zyrtare në Twitter të martën.

Thashethemet për vdekjen e Soros nisën nga një postim në llogarinë “Politics For All Ireland” me vetëm tre ndjekës në Twitter , një postim që që atëherë është fshirë.

Ky postim u bë viral nga një llogari në Twitter që i përkiste një teoricieni të njohur konspirativ, siç theksohet nga Daily Mail, postimi i të cilit theksonte se Soros kishte “pësuar një atak në zemër “.

Përgënjështrimi i lajmit fillimisht erdhi nga një përfaqësues i Fondacionit George Soros, i cili i pyetur për këtë tha se “George Soros është gjallë dhe mirë. Thashethemet në rrjetet sociale se ai ka pësuar një atak në zemër dhe ka vdekur janë të rreme”.