Shokon Prigozhin: Të hetohen krimet nga zyrtarët rusë në Ukrainë

Mercenari rus, Yevgeny Prigozhin, tha se u kishte kërkuar prokurorëve të hetonin nëse zyrtarë të lartë të mbrojtjes ruse kishin kryer ndonjë “krim” para ose gjatë luftës në Ukrainë.


Kërkesa e Prigozhin është sfida e tij më e hapur publike deri më sot kundër drejtuesve të lartë ushtarakë të Presidentit Vladimir Putin, ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov.

61-vjeçari ka shpenzuar muaj të tërë duke fyer Shoigun dhe Gerasimov, të cilët udhëheqin përpjekjet e luftës të Rusisë, për tradhti të supozuar. Asnjëri nuk i është përgjigjur publikisht kritikave të tij.

“Sot i kam dërguar disa shkresa Komitetit Hetimor dhe Prokurorisë së Federatës Ruse me një kërkesë për të hetuar nëse janë bërë krime gjatë përgatitjes dhe gjatë kryerjes së SMO (Operacioni Special Ushtarak) nga funksionarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes”, tha Prigozhin.

“Këto shkresa nuk do të publikohen për faktin se me këtë do të merren autoritetet hetimore.

Ushtria private e Prigozhin, grupi Wagner, ka luftuar së bashku me forcat e ruse në Ukrainë dhe ka udhëhequr sulmin disamujor në qytetin lindor të Bakhmut.