I riu nga Podujeva, Gazmend Hasani, i është shtuar listës së personave të cilët kanë zgjedhur të lënë vendlindjen dhe të emigrojnë në vendet e huaja, raporton Gazeta Sinjali.


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i biri i ish luftëtarit të ndjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Behram Hasani, ka thënë se po u bashkohet vëllait e motrës që jetojnë prej kohësh në mërgim.

Unë po e lë Kosovën. Po e lë ëndrrën e parealizuar të babait tim të ndjerë, luftëtar i UÇK-së. Po e lë Kosovën e NËNËS sime po ashtu të ndjerë, për t’iu bashkuar vëllait dhe motrës që jetojnë prej kohësh në mërgim. Mirupafshim dhe faleminderit”, shkroi ai në postimin përshëndetës me vendlindjen.