Për zhvillimin dhe përparimin e gjithmbarshëm të shtetit dhe të shoqërisë duhet të krijohet shtresa e mesme

Ejup Berisha


Dje ishte një maji tradicionalisht e njohur si dita ndërkombëtare e punëtorëve dhe ditë pikniku për shumicën e qytetarëve të dy shtresave prezente në shoqërinë tonë si: 1.Shtresës tejet të pasur dhe 2. Shtresës tepër të varfër në shtet dhe në shoqëri. Shtresa e mesme e shoqërisë akoma nuk është prezente këtu te ne. Kjo shtresë krijohet pas një kohe bukur të gjatë dhe pas një procesi të vazhdueshëm pune gjeneratë pas gjenerate apo të aktiviteteve ekonomike dhe shoqërore brez pas brezi. Baza materiale e kësaj shtrese ofron shumë levërdi për shtetin dhe shoqërinë. E njëjta shtresë e mesme mundëson që pushteti të ketë më tepër kujdes për zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë në të gjitha sferat kryesore të veprimtarisë dhe mirqenies së saj. Kjo duke filluar prej sferës ekonomike sociale, kulturore, arsimore etje etj. Ndërsa në aspektin politik pjestarët e shtresës së mesme bëjnë presion që pushteti të jetë më i kujdesëshëm më i vemendshëm dhe më i kufizuar. Pastaj shtresa e mesme është më tepër e interesuar pë respektimin dhe zbatimin e kushtetutës dhe ligjeve si dhe për respektimin dhe zbatimin e normave morale. Ky pra është realiteti pozitiv dhe levërdia sikur të egzistonte shtresa e mesme në shtet dhe në shoqëri. Në sferën ekonomike shtresa e mesme meqë edhe vet është e kyqur në procesin e prodhimit dhe ofrimit të të mirave dhe shërbimeve pra kjo vetë është më e interesuar që ekonomia dhe sferat e tjera shoqërore të zhvillohen dhe të funkcionojnë si duhet. Shtresa e mesme gjithashtu është e interesuar më së shumti për mirqenien ekonomike dhe sociale meqë me to eliminohen shumica e mosmarrveshjeve dhe e konflikteve mes shtresëns shumë të pasur dhe asaj tejet të varfër. E shtresa e varfër kur ka mirqenie dhe paga të mira punon normal në ekonomi dhe në shoqëri. Prandaj është mirë të krijohet shtresa e mesme për qështjet dhe proceset pozitive shtetërore dhe shoqërore që u përmendën më lartë në këtë shkrim por edhe me qëllim që të mos mbesim ne këtu te ne vetëm me dy shtresat pra me atë shumë të pasurën dhe me atë tejet të varfërën sepse atëher kemi shumë konflikte,keqkuptime dhe mosmarrveshje në shtet dhe në shoqëri. Shtresa e mesme pra do të jetë garantuese e qetësisë zhvillimit dhe e përparimit . Ne tash për tash jetojmë në një sistem borxhez ku kemi dallime shumë të theksuara ekonomike dhe shoqërore mes dy shtresave egzistuese shoqërore ku ajo shumë e pasura e shfrytëzon pa mëshirshëm shtresën e varfër të njerëzve dhe këta të shtresës së varfër nuk kanë mekanizma dhe mundësi për tu mbrojtur dhe për të luftuar për të drejtat e njeriut dhe liritë e individit. Krijimi i shtresës së mesme ia mundëson njerëzve lirinë dhe barazinë dhe me këtë kontribuon për funkcionimin e demokracisë.