Në Maqedoni jetojnë maqedonas, shqiptarë, turqit, serbë, vllehë, romë, boshnjakë dhe bashkësi tjera etnike por, si janë marrëdhëniet mes tyre. Sipas presidenti të shtetit Stevo Pendarovski fatkeqësisht, stagnimi në integrimet evropiane, etnizimi dhe politizimi i institucioneve kanë sjellë polarizim të thellë në shoqëri. Por çfarë mund të bëjmë për tu përmirësuar situata? Pendarovski thotë se ka dy teza:


“Teza ime e parë është se kushtet më të favorshme për kohezion multietnik i ofron demokracia funksionale. Në një shoqëri heterogjene etnikisht, gjuhësor dhe fetar, siç është në Maqedoni, vetëm një demokraci funksionale mund të sigurojë një jetë të përbashkët për identitete të ndryshme. Demokracia funksionale mundëson harmonizimin e interesave, ndërtimin e përbashkët të politikave dhe bashkimin rreth interesit publik. Teza ime e dytë është se kohezioni i brendshëm dhe funksionaliteti i demokracisë varet drejtpërdrejt nga integrimet evropiane dhe të ashtuquajturat vlerat evropiane”- tha Stevo Pendarovski – President .

Duke përmendur marrëveshjen kornizë të Ohrit, presidenti tregoi edhe arsyen pse i mbështetë ndryshimet kushtetuese.

“Ndryshe nga disa interpretime, Marrëveshja Kornizë nuk është vetëm një marrëveshje maqedono-shqiptare, por një marrëveshje për të gjithë. Marrëveshja nënkupton integrim të plotë në institucionet e shtetit jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të të gjitha bashkësive etnike në Maqedoninë e Veriut, pavarësisht nga numri i tyre. Në këtë kontekst, kam thënë shumë herë deri më tani se përfshirja e bashkësive më të vogla etnike në Kushtetutë, duke përfshirë edhe bullgarët, nuk do të kërcënojë sigurinë e shtetit dhe as nuk do ta lëkundë stabilitetin tonë të brendshëm.”- pohoi Stevo Pendarovski – president.

Këtë fjalim presidenti Stevo Pendarovski e mbajti në konferencën “Marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve: Perceptimet, shpresat dhe frika, sfidat dhe zgjidhjet” të organizuar nga CIVIL-Qendra për Liri.