Një burrë nga Tetova ka kërcënuar një gazetarë për shkak të një video lajmi të publikuar, përcjell Tetovasot.


V.A. duke përdorur një aplikacion celular i ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese Gazetarit Nevrij Ademi për shkak se i njejti kishta raportuar se si vëllau i V.A kishte punësuar gruan e tij si arsimtare edhe pse i njejti ka qenë shef i sektorit të arsimit në komunën e Tetovës.

“Policia ka inicuar padei penale kundër V.A.(37) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “rrezikim i sigurisë”, thonë nga MPB.