Nuk ka titull kampioni për Ronaldon në Arabinë Saudite

Nuk ka titull kampioni për Ronaldon në Arabinë Saudite


Janë shuar totalisht gjasat për Cristiano Ronaldon që të fitojë titullin e kampionit në Arabinë Saudite.

Al-Nassr barazoi 1:1 me Al-Ettifaq, për t’i humbur edhe matematikisht gjasat për titullin e kampionit.

Me një xhiro të mbetur, Al-Nassr është në vendin e dytë me 64 pikë, pesë më pak se Al-Ittihad që sot shpallet kampion në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.

Ronaldo ka 14 gola të shënuar dhe dy asiste gjithsej, teksa gjendet gjashtë gola larg top-golashënuesi i ligës.