Të paktën 8 civilë kanë humbur jetën dhe 16 te tjerë kanë mbetur të plagosur nga bombardimet ruse në Kherson dhe Donetsk të Ukrainës.


Lajmi është bërë i ditur nga guvernatorët e dy qyteteve.

Pavlo Kyrylenko, guvernatori i Donetskut tha se “Çdo kriminel lufte duhet të dënohet”.

Ndërkohë që Rusia vijon bombardimet e saj në Ukrainë, presidenti ukrainas, VolodyrmyZelensky ndodhet jashtë vendit. Aktualisht ai ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani.