Liderët e dështuar në demokraci

Dr.Adil Mustafa
Tirane 3/05/2023
Natyrshëm pas 30 vitesh nga rënia e regjimit monist gjëja e parë që të vjen në mendje është bilanci, që ka të bëjë me cilësinë e demokracisë, standartin ekonomik, lirinë e mendimit dhe shprehjes,me qasjen e politikave qeverisëse, me eficencën e institucioneve dhe administratës, funksionimin e shtetit ligjor ,etj.
Pa hyrë në thelb të gjërave, konstatohet lehtë se elementët e sipërpërmendur nuk përmbushin as kriteret më minimale ,cka do të thotë dështim. Pra, kemi të bëjmë me një bilanc ku mungon progresi dhe suksesi, ku dominon propaganda dhe mbizotëron polarizimi politik. Paradoksalisht kështu po ndodh aktualisht.
Meqë jemi në vigjilje të zgjedhjeve lokale, nuk shihet dritë në fund të tunelit. Kemi të bëjmë më të njëjtët aktorë politike të cilët mbartin mbi vete barrën e madhe të fajit për bilancet negative dhe cuditërisht as nuk pendohet dhe as nuk i hapin rrugë alternativave, obsioneve dhe nismave të reja. Për ta agumentuar, le të analizojmë aktualitetin politik.
Asnjë risi, kakofoni politike, antagonizma të panevojshëm, propagandë bajatë me aktorë të njëjtë të cilët vazhdojnë të ushqehen me iluzionin se e djeshme dhe e tashmja harrohen lehtë nga shoqëria shqiptare. Cuditërisht kjo klasë politike, lidershipi i saj dhe protagonistët e këtyre 30 viteve poskomunizëm mendojnë dhe veprojnë me të njëjtat metoda, po në thelb me një ndryshim rrënjësor. Ata, panoramikisht hiqen se i kanë punët të terezi, po realisht janë të telashe të mëdha.
Roli i SHBA-së tash është i paevitueshëm. Ata, Shqipërinë dhe shqiptarinë e kanë kthyer në prioritet. Kush ka veshë e dëgjon dhe sy e shikon, përspektiva dhe progresi i shqiptarëve në Ballkan është realitet i pakthyeshëm. Ky realitet është ekskluzivitet i aleatit tonë strategjik që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
SHBA ka dëshmuar se cilësia e demokracisë, ndërtimi i shtetit ligjor, lufta ndaj krimit të organizuar dhe atij shtetëror janë të panegocueshëm dhe ndëshkues. Për këto arsye, Berisha më i motshmi i politikës 30 vjecare është ndëshkuar nga administrate amerikane, kreu i PL-së ka një tufë me letra në tavolinën e SPAK, ndërsa kryeministri aktual është po aq mëkatar dhe e pret një fund i hidhur. Ky trinom politik, dhe kjo qeveri, përvecse e dështuar është paranojake dhe hakmarrse. Paranojak se kinse kundërshtari po ma bën “gropën”, duke akuzuar njëri-tjetrin.
Hakmarrës ndaj medias, ndaj atyre që nuk pajtohen me politikat e tyre të dështuara, ndaj biznesit të pastër që në mënyrë selektive ndëshkohet.Rasti me flagrant është ai ndaj medias dhe biznesit të z. Irfan Hysenbelliu. Ata nëse flasim për bilanc të qeverisë aktuale përfundimi është krejtësisht i dështuar. Ikje masive, papunësi, krimi i organizuar i bërë njësh me qeverinë,korrupsion institucional, nepotizëm, etj. Pra, lidershipi I këtyre 30 viteve nuk ka cfarë ofron.
Në këtë kuptim, kjo klase politike dhe lidershipi i saj është në grahmat e fundit. Gjithcka që shfaqet prej tyre është dështim, ata nuk prodhojnë asgje përvec krizave, politike, ekonomike, sociale, etj. Me gjasë zgjedhjet e afërta lokale do të jenë shfaqja e fundit tragjikomike për fatin e tyre politik.
Fatmirësisht në horizont dukshëm po reflektohet një tjetër panoramë dhe kjo falë investimit të SHBA-së. Tash është çasti për opsione politike që mbartin në vehte vlera të pakontestueshme kombëtare dhe kanë për qëllim vendosjen e shtetit ligjor dhe funksionimin e demokracisë.
Për ta ilustruar Partia Shpresa Demokrate është një alternativë e cila mbart vlera të pakontestueshme kombëtare që përqafon dhe mbeshtet pa asnjë rezervë rolin dhe peshën e SHBA-së për ta shndërruar Shqipërinë në lider rajonal dhe model sesi mund të funksionojë sistemi i vlerave.
Me të drejtë opinion public kërkon të dije se pse Partia Shpresa Demokrate është alternativë politike dhe qeverisëse. Pa u futur në detaje po paraqes disa elementë që ofrojnë mjaftueshëm argumenta besueshmërie. Pikësëpari, subjekti ynë politik, ka si prioritet shtetin funksional dhe përparimin e kombit. Ndërsa ata që kanë qeverisur 30 vite vazhdojnë ta kenë pushtetin qëllim në vetvete për tu pasuruar vetë dhe një grup njerëzisht.
PSHD, ka si synim aktualizimin e cështjen kombëtare me qëllim bashkimin e Shqiperis brenda kufijve te saj natyrore si një proces I natyrshëm duke ofruar projecte mbështetur në argumenta, fakte, historike, gjuhësore e shkencore. Gjithashtu, bazuar kryesisht tek modeli I SHBA-ve ne ofrojmë alternative që kanë të bëjmë me cilësinë e demokracisë, standartin, ekonomik, eficencën e institucioneve dhe administratës publike, vendosjen e shtetit ligjor si mekanizëm rregullator barazi sociale, etj.
Në nuk mbështetemi te retorike pa bilaanc dhe propaganda e premtimeve të pambajtura, por ofrojmë program cilësor dhe kemi ekip profesionalisht të përgaditur, kombëtarisht të përgjegjshëm për sfidat, të mirë arsimuar dhe të kualifikuar për të marrë përsipër kryesimin e axhendës aktualisht të opozitarizmit dhe në të ardhmën e afërt atë të qeverisjes.
Për ta forcuar tezën se jemi një subject politik, vlerash dhe kapëcitetet intelektuale, profesionale dhe drejtuese modestisht më duhet të potencoj se: në krye të PSHD, qëndron një peronalitet I cili gjithë jetën e tij ia ka kushtuar cështjes kombëtare, Shqipërisë demokratike.
Fjalën e kam për profesorin e nderuar z.Pëllump Pilinci. Ai është një personazh atipik, I vlerësuar dhe I pakontestuar nga askush,antikomunist i paepur, jo me fjalë por me vepra, shkolluar dhe I formuar në gërthizën demokracisë funksionale (SHBA) dhe me një përgaditje profesionale dhe mbështetje të madhe në perendim. Mbi të gjitha patriot dhe intelektual I klasit të parë. Mes të tjerash, profesori me të drejtë thotë se: koha e maskarenjve po perendon, tash po lind qielli ku do shkëlqejnë gjenerata e re e cila do të marrin përsiper ta vendosin Shqipërinë dhe Kombin Shqiptar aty ku e meritojnë: ne odën e sistemit të vlerave perendimore.
*Sekretar Organizativ i PSHD për hapësirat panshqiptare