Ku është Demokracia?

Ejup Berisha


Lexues të mi të nderuar a i keni pyetur vallë ju ndonjëher politikanët tuaj se ku është demokracia? e cila ja gjatë kohe nuk egziston sepse nuk është askund në mesin tuaj. Flitni lirshëm me ta e i pyetni për cfar ua ka folur gojën Perendia e madhëruar.Pra ju a keni gojë? Këtë të fundit athua ju e përdorni vetëmse për të ngrënë ushqime zgare si qebapa, donerë dhe suxhuk. Pra atë gojën ju mund ta përdorni edhe për gjera të tjera më të mencura dhe më të rendesishme. Psh pse lexues të mi ju gojën nuk e përdorni për ti pyetur politikanët tuaj se ku është demokracia mëse e nevojshme dhe tejet e domosdoshme për një ambient më të lehtë, më të qetë dhe më të shëndoshë politik në shtet dhe në shoqëri por që fatkeqsishtë përsëris mungon ja një kohë bukur të gjatë. A e bëni dallimin ju mes te mirës dhe të keqes në mesin tuaj.Autokracia është sistem shumë i keq i qeverisjes ndërsa demokracia është më pak i keq dhe shumë më pak i dëmshmëm. Nëse është kështu atëher pse nuk insistoni që politikanët tuaj që e kanë për obligim tu sigurojnë sistem qeverisjeje me pak të keq dhe më pak të dëmshëm që këta ti bëjnë këto gjera apo tua rikthejnë demokraciinë në realitet në shtet dhe në shoqëri. Ju duhet ta dini se demokracia siguron pak më shumë siguri, qetësi, zhvillim dhe përparim.Atëher pse pajtoheni me të keqen me autokracinë. Ju gjithashtu duhet ta dini se politikanëve u pengon demokracia ata më leht e kanë ta instalojnë dhe ta zbatojnë autokracinë në shoqëri dhe në shtet sesa demokracinë. Kjo për faktin se në autokraci vetëmse politikanët janë faktorë më kryesorë në shtet dhe në shoqëri, ndërsa në demokraci fuqizohen edhe qytetarët pak periodikisht në aspekt politik. Kjo pra ndodhë në periudha zgjedhjesh dhe në disa qështje që i tangojnë më se tepërmi vetëm ata pra qytetarët. Në autokraci askush si pyet këta të fundit se cka është më mirë dhe më e përshtatshme për ta sepse elitat politike këtu dinë vetëmse të imponojnë vullnet dhe vendime politike. Në demokraci është më ndryshe flas për demokracinë faktike e jo për atë formalen. Demokracia formale në fakt është autokraci e kamufluar me termin demokraci e cila në realitet nuk egziston por permendet më shpesh se termi bukë dhe ujë në shtet dhe në shoqëri. Një sistem i tillë autokratik por që kamuflohet me termin demokraci është prezent në të gjitha shtetet e rajonit të Gadishullit të Ballkanit ky nuk na mungon as ne këtu në RMV. Prandaj qytetar të nderuar bëjeni dallimin mes të mirës relative dhe të keqes absolute në jetën tuaj shtetërore dhe shoqërore. E para është demokracia dhe e dyta është autokracia. Prandaj kërkoni me ngulm instalimin e të mirës sado relative që të jetë të demokracisë e mos vazhdoni me mbajtjen e të keqes absolute në shtetet dhe në shoqëritë tuaja të autokracisë. Kërkone pra me ngulm demokracinë nuk do të ju bëj dhe nuk do tu bie keq aspak.