Kryeministri Dimitar Kovaçevski edhe njëherë i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së që të vendos nëse do të mbështes integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, apo edhe më tej do të mbetet peng i partisë “E Majta”.


“Qëllimi jonë i përbashkët është që vendi të shkoj përpara. Jemi anëtare e NATO-s dhe vendi që kryeson me OSBE-në, tani qëllimi ynë është anëtarësimi i plotë në BE, deri në vitin 2030. Ata që e bllokojnë rrugën tonë, duhet të vendosin se si më tej. VMRO-ja duhet të vendos nëse do t’i bashkëngjitet bllokut pro-evropian apo do të mbetet peng i partisë “E Majta”. VMRO-ja nuk duhet të më mbështes mua, por të mbështes qytetarët të cilët dëshirojnë të integrohen në Bashkimin Evropian…bashkë të miratojmë vendimet dhe bashkë të sigurojmë ardhmërinë evropiane”, tha Kovaçevski.