Një djalë 17 vjeçar nga Reçica e Vogël- Tetovë dje (17 maj) në ora 15:50 ka raportuar në SPB Tetovë se rreth orës 11:30 në parkingun përballë shkollës së mesme në Tetovë ka qenë fizikisht i sulmuar nga katër persona, nxënës të një shkolle tjetër të mesme në Tetovë, të cilët i njihte. Në sulm, sipas raportimit, njëri prej tyre ka përdorur edhe një objekt druri. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS