Prokuroria kërkon paraburgim për një 23-vjeçar nga Shkupi, i cili dyshohet për vjedhje në një objekt të Armatës, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se vjedhja ka ndodhur më 14 maj, në fshatin Qojli në rajonin e Shkupit.


“Më 14 maj, në rajonin e fshatit Qojli të Shkupit, ai ka hyrë në një objekt të veçantë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga ku ka tentuar të marrë sende të tjera të rëndësisë së veçantë për sigurinë e njerëzve dhe pronës, me qëllim përvetësimin e tyre në mënyrë të paligjshme. Me darë armature ka prerë gardhin e telit dhe të telit të posaçëm me gjemba, ka hyrë në perimetrin e objektit të “Drenov Doll” ku janë ruajtur armët dhe mjetet tjera ushtarake. I dyshuari ka hapur derën me forcë, por në atë moment është ndaluar nga një ushtar profesionist i cili e ka kapur”, thonë nga Prokuroria.