Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka dhënë një deklaratë për mediat pas votimit në shkollën e mesme Saffet Cebi në Stamboll.


“Gjëja më e rëndësishme që dua të them pas votimit është se unë po ju ndjek që kur janë hapur kutitë e votimit sot në mëngjes. Procesi që prej orëve të mëngjesit ka vijuar pa incidente dhe pa probleme.

Më e rëndësishmja ishte votimi në zonat e prekura nga tërmeti, ku ka vonesa por nuk ka asnjë problem. I lutem Zotit që çdo gjë jetë e dobishme për demokracinë turke pas numërimit të votave.

Është shumë e rëndësishme që të votoni për demokracinë turke,” theksoi Erdogan.