Emocionuese/ Polici ndihmon gruan të lind në autostradë (VIDEO)
Një zëvendës sherif në Florida, ndihmoi një grua shtatzënë të lindte në autostradë.


“Jam jashtëzakonisht krenar për veprimet e tij të shpejta dhe përkushtimin për t’i shërbyer komunitetit tonë në çdo kapacitet,” tha Sherifi i Qarkut Hillsborough Chad Chronister. Në panik, një shofer iu afrua oficerit, Daniel “Red” Jones, duke i shpjeguar se gruaja e tij ishte gati të lindte. Pasi thirri për ndihmë, oficeri ndihmoi gruan të lindte në sediljen e përparme të makinës.

Autoritetet thanë se oficeri e inkurajoi dhe i dha mbështetje emocionale ndërsa vuri në punë njohuritë e tij për të ndihmuar në lindjen e foshnjës, një vajzë. Policia publikoi pamjet e kamerave të Jones duke ndihmuar gruan të lindte. Oficeri i thotë gruas të “marrë frymë” ndërsa ai e kap nga dora.

Pas lindjes së fëmijës, mbërriti në vendngjarje ambulanca dhe dërgoi nënën dhe fëmijën në spital për të marrë kujdesin e duhur. Autoritetet thonë se oficeri ishte tepër i emocionuar që ndihmoi në lindjen ë fëmijës dhe madje i sugjeroi çiftit t’i vinin emrin e tij “Red”.

Sherifi i qarkut lavdëroi oficerin për reagimin e tij të shpejtë ndaj incidentit. Ai më pas vuri në dukje se kjo ishte hera e tretë që oficeri kishte ndihmuar në lindjen e një fëmije në një situatë emergjente që kur ai iu bashkua ekipit në dhjetor 2021.