Dy gola të Hisar Ali Cali bëjnë kampion Shkëndijën e drejtuar nga Taxhedin Kasami

Shkëndija U-16 ,një gjeneratë e shkëlqyer e drejtuar nga Taxhedin Kasami është shpallur zyrtarisht kampion i vendit shkruan Tetovasot.


Ata mundën skuadrën e Cool me dy gola të Hisar Ali Cali për t’u shpallur kampion të gjeneratës U16 dhe sjellin në një sezon ëndrrash edhe trofeun e dytë në Tetovë pas Kupës .
Një ndeshje para përfundimit të kampionatit skuadra tjetër konkurente Makedonija Gjorçe Petrov ka humbur në përballje kundër Pelisterit duke bërë edhe matematikisht Shkëndijën kampion.TS