Deputeti irlandez – kryediplomatit Osmani: Ju admiroj për kualitetin dhe profesionalizmin që keni dëshmuar

Deputetët irlandez kanë njohur angazhimin dhe përkushtimin e diplomacisë së Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Deputetët kanë vlerësuar hapat e nevojshme të shtetit gjatë procesit të reformave.


Ato komentet e tyre i kanë dhënë pas fjalimit të kryediplomatit të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, para Komisionit për Çështje të BE-së në Parlamentin irlandez.

“Komplimentoj Maqedoninë e Veriut për durimin, sepse rruga ka qenë jashtëzakonisht e gjatë. E vërejtja gjatë prezantimit tuaj frustracionin dhe është plotësisht e kuptueshme.

Nga perspektiva e këtij Komisioni, unë mund të flasë ne emër të të gjithë partive politike dhe grupeve, Irlanda është mbështetëse e fuqishme i aderimit sa më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në BE”, deklaroi deputeti Brendan Howlin.

“Unë gjithashtu plotësisht e mbështesë aplikimin tuaj dhe ju admiroj për kualitetin dhe profesionalizmin që keni dëshmuar dhe pajtohem me parafolësit”, deklaroi Vincent Martin nga Partia e Gjelbër irlandeze.