Kryetari i Aleancës për Shqiptarēt Arben Taravari këto ditë po qëndron në SHBA. Në një postim në facebook ka njoftuar se ndodhet në SHBA, i ftuar per tê zhvilluar takime të rëndësishme, pa zbuluar detaje tjera. Mes tjerash Taravari ka njoftuar se sonte në ora 18.00 do te jetë mysafir në edicionin e lajmeve te Zërit të Amerikës drejtpërdrejt nga studio e VOA në Washington për të folur mbi ngjarjet politike në vend.


Postimi i Arben Taravarit:
“Këto ditë ndodhem në Washington i ftuar për të bërë disa takime të rëndësishme aty, dhe midis këtyre kam kënaqësinë që sot të jem në stacionin historik Zëri i Amerikës
Më ndiqni, faleminderit! “