Gjykata Themelore Penale në Tetovë ka dënuar me  1 vjet e 3 muaj burg  anesteziologun Valton Dervishi i cili publikoi muaj me parë video live në Tik Tok nga Reparti i gjinekologjisë në Tetovë. Ai  sot ka pranuar fajin para gjykatësit në Gjykatën e Tetovës.


Mjeku Valton Dervishi  është akuzuar për dy vepra penale, inçizim të pa autorizuar dhe punë të pandërgjegjshme gjatë orarit të punës, të dënueshme sipas Kodit Penal.  /TS/