Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu, bashkë me
ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme – Oliver Spasovski, për qytetarët e promovuan shërbimin lidhur me lëshimin e Certifikatës së Shtetësisë së
Republikës së Maqedonisë së Veriut.


Siç u theksua, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të marrin
Certifikatën e Shtetësisë në formë elektronike në adresën e e-mailit dhe në
telefonin celular.

,,E ardhmja e shërbimeve publike është digjitalizimi i 'e-Shërbimeve' për qytetarët. Në këtë mënyrë reduktohet korrupsioni dhe pritja në rradhë të gjata para sporteleve gjatë lëshimit të dokumenteve. Sot kemi 150 shërbime të Portalin Kombëtar të
Shërbimeve Elektronike: www.uslugi.gov.mk , ku qytetarëve u mundësohet të aplikojnë
‘online’ dhe pa vonesa”, – theksoi ministri Aliu.

Ministri Spasovski, theksoi dhe se Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë me
transformimin digjital të proceseve dhe të shërbimeve në periudhën në vijim, me
qëllim që qytetarëve t’u sigurohen shërbime të shpejta nëpërmjet reduktimit të faktorit
njeri.