Meral Aksener, udhëheqësja e partisë së dytë më të madhe në aleancën opozitare të Kilicdaroglu, ka thënë se rivalët e tyre po punonin për të ndryshuar perceptimin e publikut në një zgjedhje tjetër.


“Por ne nuk do ta pranojmë, sepse e kemi parë këtë film shumë herë më parë”, shtoi drejtuesja e Partisë IYI në një postim në Twitter, duke kritikuar me sa duket rezultatet e raportuara nga agjencia shtetërore Anadolu.

“Ne do të ndjekim çdo votë që ka dhënë kombi ynë deri në fund”, shtoi Aksener, ka rpaortuar Al Jazeera, transmeton Express.
Ajo tha: “Jemi këtu deri në mëngjes! Mos u shqeteso; gjithçka është në rregull – dielli është në vendin e tij! Ne po fitojmë!”, ka deklaruar ajo.