Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot njoftoi se furnizimi i Armatës me automjete nga SHBA-ja zbatohet sipas planit dinamik, respektivisht automjetet kanë mbërritur në portet në Selanik, përcjell TV21. Petrovska tha se automjetet do të dërgohen në kazermën në Shtip.


“Furnizimi i automjeteve nga SHBA po ecën sipas planit, ka pasur një vonesë të lehtë në dorëzim, por tashmë kanë mbërritur, 26 automjete ndodhen në portin e Selanikut dhe në ditët në vijim duhet të fillojë dërgesa në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ato do të dërgohen në kazermën e Shtipit ku ndodhet Batalioni, me të cilin praktikisht do të pajisen dhe sigurisht që do të pasojë një dërgesë tjetër gjatë vitit. Është shumëvjeçare, siç është paraparë me planin dinamik dhe do të realizohet për disa vite rresht”, tha ministrja Petrovska.