Deputetët e Partisë Liberal-Demokratike në Kuvend kanë dorëzuar Projekt-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, ku propozohet që për krimet e kryera nga shpërdorimi i detyrës zyrtare, sidomos nga personat e zgjedhur dhe të emëruar, të rritet kufiri i vjetërsisë.


“Me propozimin e zgjidhjes ligjore, periudha e vjetërsimit absolut rritet për një të tretën nga ajo aktuale, respektivisht vjetërsia e ndjekjes penale. Në të njëjtën kohë zgjaten edhe afatet e vjetërsisë relative të veprës penale”, deklaroi sot deputetja dhe kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova.

Sipas saj, me miratimin e ligjit do të pengohet vjetërsimi i disa veprave penale që kanë të bëjnë me pozitën zyrtare, për të cilat në praktikë më shpesh iniciohen procedura gjyqësore, e të cilat, nga ana tjetër, më së shumti për shkak të zvarritjes apo shtyrjes së procedurës, në vend të dënimit, përfundojnë për shkak të vjetërsimit. Kjo do të parandalojë keqpërdorimin e institutit vjetërsim absolut në kurriz të sundimit të së drejtës.

Ajo shtoi se nuk do të ketë implikime financiare për Buxhetin, por do të ketë për kriminelët, të cilët deri tani kanë mundur t’i ikin drejtësisë.