500 kilogramë është sasia e duhanit e cila u konfiskua gjatë një aksioni të policisë në fshatin Lubishtë, të Vitisë.


Po ashtu u gjetën e u konfiskuan edhe ambalazhe për paketimin e duhanit, një peshore dhe një grirëse e duhanit.

“Mallrat të cilat dyshohet se janë kontrabanduar rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë veriore në Republikën e Kosovës janë sekuestruar dhe së bashku me rastin me urdhër të Prokurorit i dorëzohen Doganës së Republikës së Kosovës për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e policisë