Një total prej 130 ushtarësh ukrainas janë liruar nga robëria në fundjavën e Pashkëve Ortodokse, kanë autoritetet ukrainase.


“Këmbimi i madh për Pashkë”, ka thënë Andriy Yermak, shef i zyrës presidenciale në Ukrainë, përmes një postimi në Telegram.

Ai e ka postuar një fotografi, në të cilën shihen dhjetëra burra të mbuluar me flamurin ukrainas blu e verdhë.

“Janë duke u kthyer 130 njerëz tanë”.

Këmbimi i të burgosurve është bërë në zona të ndryshme në ditët e fundit, ka thënë Yermak. Pala ruse nuk ka konfirmuar ende diçka të tillë. Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë, më 24 shkurt të vitit të kaluar. Këmbimi i të burgosurve është pika e vetme në të cilin janë duke bashkëpunuar palët në luftë. Javën e kaluar, një total prej rreth 200 ushtarëve ukrainas dhe rusë janë këmbyer nga autoritetet./REL