Me flamuj kombëtarë e pak flamuj të Kosovës, sot u prit në Tetovë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e partneri i koalicionit të Bilall Kasamit VMRO-ja  kundërshtoi ardhjen e  duke vendosur bilborda në hyrje të Tetovës.  Afër komunës Bilall Kasami kishte nxjerr qindra nxënës e qytetarët  kishin dal vet për të pritur  presidenten Osmani. Kur presidentja Osmani  doli para mediave  kryetari Bilall Kasami kishte emocione, sa që e ngatërroi mbiemrin e saj nga Kadriu në Sabriu e në fund për së treti herë me ndihmën e një këshilltari e tha Sadriu.


Edhe pse Tetovën më parë e kishin vizituar president e kryeministra, Kasami nuk nguroi të lavdërohet se kjo është vizita e parë e një presidenti në komunën e Tetovës, duke ia rikujtuar se Tetovën në kohën e Sadi Bexhetit e ka vizituar Bexhet Pacolli si president, Bamir Topi si president, Hashim Thaci, Ramush Haredinaj e Sali Berisha e deri te presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Nuk munguan as qentë endacak edhe pse policia dhe komuna e Tetovës ishin çuar në këmbë qentë endacak ishin pjesë e tetovarëve për të treguar realitetin e Tetovës.

Pasi falënderoi Tetovën, Vjosa Osmani nisi ecjen e saj në rrugët që një natë më parë Bilall Kasami kishte pastruar e në mes të rrugës Bilall Kasami e njoftoi edhe me djalin e tij për të bërë fotografi të përbashkët.

Osmani u ndalua edhe në shkollën Liria për të parë një aktivitetet nga nxënësit e asaj shkolle, por nuk ju tregua se shkollat e Tetovës janë politizuar.  Pas shëtitjes në Tetovë duke shijuar kafen në qendër me muzikë e valle shqiptare, Osmani vizitoi edhe Xhaminë e Larme.

Presidentja hyri e doli pa shami nga xhamia e shkoi drejt në  Malësinë e Sharrit për të pirë e ngrënë një drekë ku Kasami ishte treguar edhe zemërgjerë duke ftuar shumë kryetarë komunash të të gjithë partive politike shqiptare.

Pasi kishte ngrënë drekën me mish,  Presidentja Osmani në fund shkeli edhe në Universitetin e Tetovës aty ku qindra studentët të Kosovës marrin dijet e para të dijes së ardhshme e veçanërisht në Fakultetin e Mjekësisë.

Duke falënderuar stafin e UT-së presidentja  Kosovës, Osmani ligjëroi para studentëve për “Sfidat Rajonale politike dhe të Sigurisë”.

Në fund Osmani do të mbaj mend se tetovarët janë po ata të 1999 kur hapën dyert për kosovarët gjatë luftës, janë po ata që sot e pritën me emocionet me të ngrohta që do ti ngelet gjithmonë në zemër e mendje.

Tetova mbetet qendër shqiptare ku ka pritur dhe do të pres të gjithë figurat më të larta të vende fqinje e ndërkombëtare, Tetova është zemra e shqiptarisë./TS/