Shtetet Deja vu dhe qytetarët të cilëve gjatë kohë u kanë rënë maskat e rreme

Ejup Berisha


Njerëzit që jetojnë në teritorin e Gadishullit Balkanik tanimë i dinë dhe i kanë pa të gjitha gjërat dhe punët të cilat ndodhin te ta dhe rreth tyre. Kështuqë duke u bazuar në këtë fakt edhe të gjitha shtetet e rajonit të Gadishullit të Ballkanit tanimë janë entitete Deja vu. Në përkthim nga gjuha frengjishte kjo e fundit i bie se të gjitha këto shtete tanimë janë të para apo të njohura më. Asnjëri prej këtyre shtetve nuk është i panjohur më për opinionin më të gjërë publik. Në to pra gjithë e dine dhe e kanë shumë të çartë më se Kush është patriot, kush çlirimtar. kush është larg e kush shkurt pamës, kush misionar, e kush tradhëtar, kush është besnik e kush jobesnik, kush është me vetëdije e cili pa vetëdije kombëtare, kush është i shkolluar e kush analfabet-i paditur,cili është idiot dhe cili është debil. Pra të gjithë më janë parë sepse këtu të gjithë njerëzit shumë mirë njihen mes vete. Kjo për shkakse në shtetet e këtij nënqielli numri i banorëve është i vogël dhe si rezultat i këtij fakti shumica e njerëzve jo vetëmse që e njohin njëri tjetrin personalisht shumë mirë por këta njëri tjetrit ja dinë sakt edhe numrin amë e të mos flasim për karakterin si dhe moralin e tyre. Shtetet Deja vu nuk janë si Kina India apo dhe Shtetet arabe ku jetojnë me miliarda njerëz kështu që këtu në këto shtete shumë të mëdha ndoshta mund të ndodh që të mos njihen as komshinjtë e rendit të tretë apo dhe të katërt mes vete. Pra në shtetet Deja-vu gati të gjithë e dinë edhe cfar hanë njerëzit nëpër tryezat e tyre kështuqë të njëjtët ua ndiejnë edhe aromën e ushqimit njëri tjetrit. Prandaj njerëzit që jetojnë në këto shtetet që unë i quaj Deja-vu nuk duhet të shtiren dhe të aktrojnë se kinse janë dikushi shumë të vlefshëm, të rëndësishëm apo dhe pa të meta e mangsi, pasiqë rëndësia dhe përsoshmëria e njerëzve vëretetohet me vepra e punë konkrete, të mira e të qëlluara e jo vetëmse me fjelë. E di që nuk ka njeri që nuk don të jetë i njohur dhe i pranuar si njeri i mirë, punëtor i sjellshëm apo dhe i përkryer nga njerëzit e tjerë në opinion por këto karakteristika njerëzve ju njihen dhe pranohen vetëmse me punë e me vepra konkrete, të mira e të qëlluara. Prandaj askush mos të mendon se nuk njihet dhe nuk është parë se sa vlenë në opinion. Nëse shtetet që u përnedën më lartë janë deja-vu kështu këtu gjithashtu njëjtë janë edhe qytetarët Deja-vu. Njerëzit e kanë një të metë dhe një ves shumë të keq sepse këta kanë qejf që të lëvdrohen me qëllim që ta ngrisin dhe ta madhërojnë vetveten por vetëmse me lavde e me fjalë të kota nuk arrihet asgjë në jetë. Prandaj duhet krahas lavdit dhe fjalëve të bëhen përpjekje që të realizohen punë dhe projekte konkrete me qëllim që njerëzit të mund të shihen dhe të vlersohen se sa vlejnë. Sepse kështu duke vepruar vetëmse me fjalë dhe me lavde të gjithë më u bënë bajat apo siç e kamë titullaur këtë shkrim Deja-vu. Prandaj ta zbatojmë atë thënien e Naim Frashërit Punë punë natë e ditë që të shohim se kush po na qetë në dritë sepse individët që vetëmse po flasin dhe po lëvdrohen tërë kohës nalanë shumë gjatë në terr pa mundësi për ta pare dritën e premtuar