Akademiku i të drejtës penale, Vllado Kambovski në një bisedë telefonike për Alsat, duke komentuar zhvillimet brenda Këshillit Gjyqësorë dhe tentativën për shkarkimin e kryetares, Vesna Dameva tha shkurt se: “për momentin nuk ka çfarë të bisedohet më tepër.


U pa gjithçka dhe tani radhën e ka Prokuroria Publike e cila duhet të vërteton nëse ka elemente të veprës penale “shpërdorim me detyrën zyrtare” dhe të procedon ndaj një ose më shumë personave”. Kambovski duke theksuar nevojën e intervenimit urgjent të organit të akuzës tha se një praktikë e tillë nesër mund të ndodh në çdo institucion tjetër shtetëror, në rast se organet nuk ndërmarrin masa në përputhje me ligjin.