Furkan Saliu


Të njëjtët “intelektual” që përkrahnin protestat kundër mësimit në gjuhën shqipe.
-Të njëjtët “intelektual” që thoshin se me hapjen e Universiteteve shqiptare Maqedonia zhduket.
-Të njëjtit “intelektual” ishin edhe kundër Marrëveshjes së Prespës dhe flasin hapur kundër Marrëveshjes së Ohrit.
-Të njëjtit “intelektual” janë edhe kundër futjes së bullgareve në kushtetutë.
E rastësishme? Nuk besoj në rastësi. Më shumë më duket si plan i mirë që të pengohet ardhmëria evropiane e shtetit.
Nuk iu bëhet këtyre pseudo – profesorëve e politikanëve vonë për 23 milion euro që duhet ti marre mbikëqyrësi! A e di pse nuk iu bëhet vonë?
Sepse zëri nuk iu dëgjonte kur miliardë euro para publike përfundonin në Hungari e Çeki.
Sepse i duartrokisnin Gruevskit kur harxhoi më shumë se 684 milion euro në barok e metal të pavlerë.
Të njëjtit persona që sot aktrojnë si të brengosur i aplaudonin qeverisë që paguante 4.3 milion euro për kilometër për autostradën Milladinovci-Shtip.
Problemi është tek kjo hartë që po e shihni poshtë. Shkupi është më afër Tiranës dhe Prishtinës si asnjëherë më parë e kjo është ankthi i madh i mali-millosheviqave.
Nëse deri më tani qytetari maqedonas nuk e ka kuptuar se rreziku për ardhmërinë e shtetit nuk vjen prej shqiptarit, atëherë mendoj që është e kotë më të mundohemi që ti bindim.