Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të marte ka qenë në Mallakastër ku ka prezantuar kandidatin e PS për këtë bashki, Qerim Ismailaj.


Rama është shprehur se tashmë synimi i qeverisë është që investimet për të ardhur në ndihmë të qytetarëve të jenë në themel të rëndësisë së qeverisjes.

Ndër të tjera ai ka theksuar se me 14 maj është e rëndësishme që qytetarët të zgjedhin që të godasin zorrën qorre të vendit, siç ai goditi atë të tijën me heqjen e apendesitit.

“Në pjesën e parë të fushatës kemi zgjedhur që të kursejmë të gjithë podiumet dhe shpenzimet e tepërta dhe të dhurojmë pemë. Ju keni shumë poemë por pemët nuk janë asnjëherë mjaft, dhe pse ju keni nevojë për gjëra të tjera. Sot nga ky vend këtu mund të shikojmë të shkuarën me sytë e kujtesës dhe mund të jemi me optimizëm për të parë nga e ardhmja. Ju e dini më mirë se unë por dhe unë e mbaj mend se ka qenë një aks me gropa me pluhur i padenjë për qytetarët këtu, dhe sot tashmë kemi një bulevard të bukur falë mundësisë që ju na dhëntë. Na dhatë mundësinë që bashkia dhe qeveria të punojnë në çdo drejtim. Është një qytet që ka ndryshuar si nata me ditë. Janë bërë investime të rëndësishme dhe po mbyllet me vendosjen e sahatëve të rinj, dhe nga qershori do të vijojë që të sjellë 24 orë ujë në shtëpi tuaja, një kërkesë e kahershme tashmë e plotësuar.

Ashtu edhe si shumë vepra të tjera të infrastrukturës që do të bëjmë së bashku. Është një moment që duhet të shkojmë n ë një nivel tjetër me prodhimin e ullirit, për të krijuar një mundësi për eksportimin apo përpunimin e tij. Ministria e Bujqësisë është në një angazhim me palën italiane për të dalluar disa pika strategjike të prodhimit të ullirit në Shqipëri ku ndër një të është edhe Mallakastra. Italia e importon 70% të lëndës bazë për prodhimin e vajit të ullirit ndaj rëndësia e bashkëpunimit është nga të dy palët.
Zgjedhja e 14 majit prek një sjellje thelbësore për vendin tonë, çfarë dhe kush duam të jemi ne për vitet që vijnë. Ne duam të jemi një vend që respektohet ndërkombëtarisht dhe të jemi një shtet serioz për të gjithë partnerë tanë, apo duam që të na mbyllen qepenat, nga aleatët tanë për shkak të dy njerëzve të vetëm

Njëri që e ka damkën non grada në ballë dhe tjetrin që shqiptarët e kanë shpallur non grada prej kohësh. 14 maji ka shumë rëndësi për të vendosur se sa shpejt ne duam që të ngjitemi në majën tonë, për 2030 ku Shqipëria do të jetë kampione e Ballkanit për turizmin, bujqësinë, për teknologjinë. Kush mendon se nuk ka kthim pas mbrapa gabon.

Ne nuk I kemi bërë gjitha mirë port ë krahasosh ne me ata është sit ë krahasosh ditën me natën ju e dini që unë pata një problem me apendesitin dhe ju falenderoj për solidaritetein, por me këtë rast mësova që quhet zorra qorre. Dua t’ju them se është një sëmundje sa e lehtë as dhe e rrezikshme nëse nuk goditet në momentin e duhur. Unë e godita zorrën time qorre dhe me 14 maj do të godasim zorrën qorre të Shqipërisë”, ka thënë Rama./abcnews.al