Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Drejtorja e Përgjithshme e Drejtorisë për Treg të Brendshëm, Industri dhe Ndërmarrësi e Bashkimit Evropian, Kesrtin Jorna, nënshkruan marrëveshjen ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrjen e vendin tonë në Programin e Tregut të Përbashkët të Bashkimit Evropian.


Programi i Tregut të Përbashkët ofron një set të plotë shërbimesh për të forcuar dhe mbështetur administrimin dhe funksionimin e Tregut të Përbashkët.

Ky program, siç tha ministri Bekteshi, përfshin mbështetjen nga Bashkimi Evropian në rritjen e efikasitetit të tregut të brendshëm, ndër të tjera, në dritën e transformimit digjital, forcimit të konkurrencës si dhe qëndrueshmërisë së NVM-ve dhe arritjes së vlerës së shtuar në nivel të Unionit, promovimit të interesave të konsumatorëve dhe garantimi i një standardi të lartë të sigurisë së produktit dhe mbrojtjes së konsumatorit.